Monedhat prej guri

Në Oqeanin Paqësor, në ishujt Japi, përballë ndërtesave dhe përgjatë rrugëve, mund të vëresh rrotulla guri. Këto rrotulla, të quajtura "rai" në gjuhën e banorëve vendas, janë njësia monetare që përdoret në ishujt Japi. Edhe pse disa i mbajnë në shtëpi monedhat prej guri, shumica i mban në natyrë në disa vende të caktuara në fshat.

Diametri i tyre shkon deri në 4 metra, dhe mund të peshojnë më shumë se pesë ton. 

Me sa duket, kjo monedhë ka qenë në qarkullim që nga vitet 80 të shekullit të 19-të. Që nga viti 1931 nuk janë bërë më monedha të tilla guri. Megjithatë, sot në këta ishuj, pranohet ende ligjërisht përdorimi i këtyre monedhave.