Kodiku i Purpurt i Beratit

 A e keni parë ndonjëherë këtë monedhë shqiptare me Biblën? 🧐

Monedha quhet “Kodiku i Purpurt i Beratit 043 Φ - Beratinus 1”, ka dal në vitin 2011, nuk ka kurs ligjor (dmth nuk përdoret për shitje/blerje kështu që mos e kërkoni kur ju kthejne reston 😁), është e përberë nga argjendi (925/1000), peshon 90 gr., dhe e ka diametrin 60 mm (shih foton krahasuese në koment 😉).

Kodiku i Purpurt i Beratit përbën një nga objektet më me vlerë të periudhës mesjetare që ka Shqipëria. Kodiku përmban tekstet nga Bibla të Ungjillit sipas Mateut dhe Markut. Teksti është shkruar në pergamenë të purpurt (nga e cila ka marr edhe emrin) dhe për gërmat është përdorur argjend dhe jo bojë e zakonshme.

Sipas gojëdhënës, kodiku fshihej nga banorët e Beratit në rast rreziku lufte apo pushtimi. Vendi i fshehjes mbahej sekret dhe nxirrej vetëm në kohë paqeje. Në këtë mënyrë, kodiku mbeti në Berat edhe pas përpjekjeve që kishin bërë ushtri të ndryshme gjatë historisë për ta përvetësuar. Në korrik të vitit 1968, Kodiku u zbulua në një kishë në Kalanë e Beratit.

Në vitin 2005, Kodiku i Purpurt i Beratit u bë pjesë e regjistrit “Kujtesa e Botës” të UNESCO-s.