Lekë të vjetra vs Lekë të reja

 Lekë të vjetra vs Lekë të reja   😁

Më 16 gusht 1965, në bazë të dekretit nr. 4028, datë 14.07.1965, filloi këmbimi i parasë së vjetër me paranë e re. Këmbimi u bë në raportin 10 lekë të vjetra me 1 lek të ri. Banka e Shtetit Shqiptar u autorizua të hiqte gradualisht nga qarkullimi paratë e viteve 1947, 1949 dhe 1957 (shih foton), dhe të vinte në qarkullim paratë e reja LEKË të viti 1964 (shih foton). 

Nga 16 gushti 1965, çmimet e mallrave dhe të shërbimeve, pagat dhe çdo veprim tjetër financiar filluan të llogariteshin me monedhën e re, sipas raportit 10 me 1.

Publiku hasi vështirësi të madhe në emërtimin e lekut të ri me vlerën e tij të vërtetë. Për shembull, kartëmonedhën e re 100 lekë vazhdoi ta quante 1000 lekë. 

Megjithëse kanë kaluar 56 vjet ky problem vazhdon akoma edhe sot.