Florinus

 Kuriozitet: Monedha prej ari e Firences, fiorino, latinisht “florinus”, e prerë nga familja dinastike fiorentine de Medici, u quajt fiorino (lulëzë), pasi në një faqe të saj paraqiste një lule (zambakun), stemë e familjes de Medici (shih foton). Kjo fjalë hyri edhe në gjuhën shqipe jo vetëm si emri i monedhës, por edhe si emri i metalit, pra i arit. Për këtë arsye në gjuhën shqipe, floriri u bë sinonim i arit.