Dita Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë

 28 prilli është Dita Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë. Pse?

Sepse çdo vit, në të gjithë botën vdesin më shumë se dy milion njerëz si rezultat i aksidenteve dhe sëmundjeve të lidhura me vendin e punës.

Domethënë më shumë njerëz vdesin në vendin e punës sesa ata të vrarë në luftëra.

Sipas statistikave të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), çdo vit në Bashkimin Europian, më shumë se 5.500 njerëz humbin jetën e tyre si pasojë e aksidenteve në vendin e punës dhe rreth 159.000 njerëz vdesin si rezultat i sëmundjeve profesionale.