‘Bankë’?!

 Nga vjen fjala ‘Bankë’?

Sipas shumë studiuesve, fjala ‘Bankë’ rrjedh nga fjala italisht ‘banco’ që do të thotë ‘Tavolinë’. Origjina mendohet se është nga Lombardia e Italisë ku tregtarët që merreshin me shkëmbimin e monedhave e zhvillonin këtë biznes mbi një tavolinë.

Në foto banka më e vjetër në botë e cila ndodhet po në Itali, Banca Monte dei Paschi di Siena, e themeluar në 1472 dhe që funksionon ende sot.