Cilat janë funksionet e parasë në ekonomi? Paraja shërben si:
- Vlerë e përgjithshme e këmbimit. (Paraja zëvendësoi metodën e vjetër të këmbimit të të mirave materiale me të mira të tjera materiale, d.m.th. këmbimin mall me mall.)
- Vlerë kursimi. (Paraja mundëson që të ardhurat e marra të kursehen për një kohë të ardhshme.)
- Vlerë matëse. (Me ndihmën e parasë bëhet i mundshëm vlerësimi i produkteve dhe shërbimeve të ndryshme.)
Ne foto guaska e Cypraea tigris e përdorur ende në disa vende si pará për shkëmbimin e mallrave me vlerë të vogël.