Obligacioni më i vjetër që ende paguan interes është ai i emetuar në vitin 1624 nga “Hoogheemraadschap Lekdijk Bovendams” (Hollandë) për të financuar riparimet e mbrojtjes nga përmbytjet në lumin Lek, në qytetin Utrechtit. Mbajtësi ka të drejtën e pagesave vjetore të interesit prej 2.5% të principalit (që ishte 1200 guilders holandezë). Për shkak të efekteve të 4 shekujve të inflacionit dhe ndryshimeve të vlerës së parasë, obligacioni tani paguan rreth 15 € në vit.
Megjithëse “Hoogheemraadschap Lekdijk Bovendams” nuk ekziston më, aktivet dhe detyrimet e saj (përfshirë ato të specifikuara në obligacionin e 1624) iu kaluan organizatave pasardhëse.
Blerësja fillestare e obligacionit ishte një holandeze e quajtur Ellsjen Jorisdochter. Obligacioni u përcoll ndër breza. Në vitin 1938, një nga pasardhësit e Jorisdochter thuhet se e paraqiti obligacionin në Bursën e Nju Jorkut, e cila e zotëron atë edhe sot.