Cila është banka me e sigurt në botë?
Bazuar në vlerësimet e agjencive Standard & Poor's, Moody's dhe Fitch, revista Global Finance e ka vlerësuar bankën gjermane KfW si më të sigurtën në botë. KfW është themeluar pas Luftës së Dytë Botërore si pjesë e Planit Marshall të SHBA-së për rindërtim dhe është në pronësi të qeverisë gjermane dhe e ka pothuajse të gjithë huadhënien të mbështetur nga qeveria e saj. Ajo ka disa nga kostot më të ulëta të huamarrjes në botë.