Tatimi në burim

    Çdo subjekt eshte i detyruar të mbaj Tatimin në Burim, 15% nga shuma bruto e pagesave të mëposhtme:

  1. Pagesat për të drejtat e autorit dhe për pronësinë intelektuale; 
  2. Pagesat për shërbimet teknike, shërbimet e menaxhimit, shërbimet e konsulencës, shërbimet financiare dhe ato të sigurimit; 
  3. Pagesat për ndërtimin, instalimin, montimin ose për punë mbikëqyrëse që lidhen me to; 
  4. Pagesat për qiratë; 
  5. Pagesat për shfaqjet e aktorëve, të muzikantëve ose sportistëve, përfshirë pagesa të tilla që u bëhen personave, të cilët punësojnë artistë ose sportistë apo ndërmjetësojnë për shfaqjet e tyre; 

    Pas perfundimit te muajit, lind e drejta per te bere deklarimin ne sistemin e tatimeve per Tatimin ne Burim te mbledhur gjate muajit dhe pastaj pajiseni me Urdherpagesen.

   Pagesa kryhet te te gjitha bankat e nivelit te dyte, Posta Shqiptare, dhe institucioneve financiare si Easypay, AK-Invest dhe Unionnet - Western Union duke skanuar kodin e Urdherpageses se muajit.