Fitimi neto tatohet me normat progresive të mëposhtme:
Qarkullimi vjetor |
Tatimi mbi fitimin |
0-14 milion Lekë/vit |
0% |
>14 milion Lekë/vit |
15% |
Të ardhurat e
fituara brenda Shqiperise nga një individ i vetëpunësuar (Person Fizik) nëse ka
vetem 1-2 klient (80% ose më shumë e të ardhurave të fituara merren nga një
klient i vetëm ose 90% ose më shumë e të ardhurave totale të fituara merren nga
2 klientë) tatohen me normat progresive të mëposhtme:
Qarkullimi vjetor |
Tatimi mbi fitimin |
0 – 2.040.000 Lekë/vit |
13% |
> 2.040.000 Lekë/vit |
23% |
Gjatë periudhës vijuese tatimore, tatimpaguesi parapaguan në llogarinë e organeve tatimore këstet tremujore të tatimit mbi fitimin brenda datës 31 mars për muajt janar, shkurt dhe mars; brenda datës 30 qershor për muajt prill, maj dhe qershor; brenda datës 30 shtator për muajt korrik, gusht dhe shtator dhe brenda datës 31 dhjetor për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor.
Pasi pajiseni me Urdherpagesen mund ta kryeni ate te te gjitha bankat e nivelit te dyte, Posten Shqiptare, dhe te institucionet financiare si Easypay, AK-Invest dhe Unionnet - Western Union, duke skanuar barkodin e Urdherpageses.