Sigurimet shoqërore dhe shëndetësore

    Sigurimet shoqerore dhe shendetesore llogariten mbi pagen bruto sipas tabeles se meposhtme. Paga bruto minimale eshte 40.000 Lek. Mbi kete page llogariten edhe sigurimet shoqerore dhe shendetesore per te vetpunesuarit (pronari i biznesit Person Fizik).

Kategoria

Punedhenesi

Punemarresi

Minimalisht

I vetpunesuar

29.8%

 

11920 Lek/muaj

I punesuar

16.7%

11.2%

11160 Lek/muaj

    Subjektet Person Fizik dhe Ambulante, sigurimet shoqerore dhe shendetesore kane mundesi te paguhen edhe cdo 3 muaj perkatesisht sipas ketij kalendari: 

    Janar - Mars mund te paguhen deri 20 Prill; 

    Prill - Qershor mund te paguhen deri 20 Korrik; 

    Korrik - Shtator mund te paguhen deri 20 Tetor; 

    Tetor - Dhjetor mund te paguhen deri 20 Janar.

   Subjektet me TVSH, SH.P.K. dhe OJF duhet t'i paguajne sigurimet çdo muaj deri ne daten 20 te muajit pasardhes.

   Pas perfundimit te muajit, lind e drejta per te bere deklarimin ne sistemin e tatimeve dhe pastaj pajiseni me Urdherpagesen.

   Pagesa kryhet te te gjitha bankat e nivelit te dyte, Posta Shqiptare, dhe institucioneve financiare si Easypay, AK-Invest dhe Unionnet - Western Union duke skanuar kodin e Urdherpageses se muajit.

   KUJDES: Pagesa duhet kryer gjithmone me Urdherpagesen e muajit perkates. Mos ngaterroni Urdherpagesen!