Fiskalizimi është procesi i regjistrimit dhe mbikëqyrjes së transaksioneve të biznesit për qëllime tatimore. Kjo përfshin përdorimin e pajisjeve fiskale apo aplikacioneve për të regjistruar shitjet dhe transaksionet e tjera financiare. Synimi i fiskalizimit është që të sigurohet që bizneset të raportojnë të ardhurat e tyre në mënyrë të saktë dhe të paguajnë tatimet përkatëse, duke parandaluar evazionin fiskal dhe duke siguruar transparencë në sistemin tatimor.
Çdo subjekt që kryen aktivitet ekonomik ka detyrimin të pajiset me program fiskal për të regjistruar shitjet që kryen.
Më poshtë gjeni listën e subjekteve të çertifikuara për të ofruar një zgjidhje për fiskalizimin e cila përgjithësisht varet nga qarkullimi vjetor dhe opsionet shtesë që mund të kërkohen te programi fiskal.