Cili është afati i deklarimit të DIVA dhe i pagesës së tatimit?

     Data 31 mars e vitit pasardhës është afati i fundit për dorëzimin e Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA) dhe pagesën e Tatimit mbi të Ardhurat Personale.

    Pas përfundimit të vitit, individi mund të kryejë deklarimin në sistemin e tatimeve dhe më pas të pajiset me urdhërpagesën përkatëse.

    Pagesa kryhet në të gjitha bankat e nivelit të dytë, Postën Shqiptare dhe institucionet financiare si Easypay, AK-Invest dhe Unionnet - Western Union duke skanuar kodin e urdhërpagesës.